Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh në Kuvend se opozita është duke e përdorur vdekjen e 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë, për debat poltik.

“Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike.

Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim. Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale.

E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet ti dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë nartoktike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër.

Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla. Unë kam djalin sa ishte Martini, nuk bëhet politik me vdekjen’, tha ai.

Balla, komentoi edhe krahasimin që u bë nga opozita se qeveria është duke i trajtuar shqiptarët si Serbia Kosovën, teksa i cilësoi këto deklarata si një turp.

”Ke bërë një krahasim që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën, po turp nuk keni. Po si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra janë përdhunuar nga serbët dhe ju pa pikë turpi thoni që ne po sillemi si serbia në kosovë.

Kjo është e rëndë historia na gjykon për çdo fjalë që themi në këtë sallë. Kishtei varë dje një flamur të një shteti tjetër dhe kam kërkuar që të hiqet ai, por Shqipëria jonë do ta bëjë Shqipërinë atëntare të be dhe ne brenda 2030 do të jemi anëtarë të be, ju keni mundësinë që të behni pjesë e këtij rrugëtimi, por kjo qssje që keni ju kuindër vndit nuk ju bënë kurrë europian. Si keni humbur këtë qasje do të humbni edhe zgkjedhjet e majit 2025″, tha ai.