Paulo Dybala nuk po kalon momentin e tij më të mirë të karrierës. Dëmtimet dhe minutazhi i pakët i aktivizimit këtë sezon tek Roma, kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e argjentinasit.
Për të shtuar akoma më shumë dyshimet, ka menduar vetë bashkëshortja e Dybalës, që në një intervistë ka theksuar: “Dëshiroj të rikthehem në Argjentinë. Shoku I Dybalës, Paredes do të rikthehet tek Boca Juniors, besoj se ata do të shkojnë të dy së bashku”, theksoi Oriana Sabatini, bashkëshortja e Dybalës, e cila shton zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Romës në Argjentinë tek skuadra e Boca Juniros.
Kujtojmë që Dybala verën e shkuar ishte në prag të transferimit në Arabi, por në fund zgjodhi të qëndrojë në kryeqytetin italian.
Megjthatë nëse ai nuk do të rikthehet protagonist tek verdhekuqtë nuk është aspak çudi, që sezonin e ardhshëm të rikthehet në “shtëpi”.
Pas fjalëve të bashkëshortes së argjentinasit, ka reaguar menjëherë agjenti i tij, i cili ka deklaruar se Dybala është i lumtur tek Roma dhe se ai do të vijojë të luajë për kryeqytetasit.