Baton Haxhiu, i ftuar në “Opinion”, ka treguar se disa biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje dhe njohje personale me Donald Trumpin.

Blendi Fevziu: Më the që Donald Trump ka njohje personale familjare me biznesmenë ose biznesmenë shqiptarë kanë njohje me familjarë të Donald Trump. Për kë bëhet fjalë?

Baton Haxhiu: Unë mendoj që janë 3 biznesmenë të cilët e kanë një afërsi që e kanë ndërtuar prej kohësh.

Blendi Fevziu: Pashë Behgjet Pacollin dje në Palm Beach që ishte në vendin ku Trumpi priste rezultatin.

Baton Haxhiu: Ka afërsi me dhëndrin e Trumpit dhe vajzën e tij e cila ka qenë edhe në Kosovë e Shqipëri.

Blendi Fevziu: Me Tifanin, vajzën e dytë?

Baton Haxhiu: Me Tifani, vajzën e dytë.

Blendi Fevziu: Ka qenë në Kosovë, në shtëpi të Pacollit?

Baton Haxhiu: Po. Disa herë. Dhëndri i z.Trump ka babain shumë të pasur libanez dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë, Behgjet Pacolli me afërsi. Pastaj është një grup i gazetarëve, duke përfshirë dhe Beratin (Buzhalën) që kanë një lidhje jashtë familjes, Pacolli me z.Grenell që e kanë ruajtur për shkak të historisë me Kosovën.

Pastaj është Shefqet Kastrati i cili ka gjithashtu afërsi me familjen e Trump në disa nivele, ai ka edhe me Ivankën edhe me Jared, por edhe me Tifanin. Gjithashtu me Tifanin ka edhe Shkëlqim Devolli, dhe ka me njërin prej njerëzve kryesorë të tij që kanë afërsi të jashtëzakonshme, dhe kanë qenë edhe në dasmën e tyre. Por kjo nuk do të thotë asgjë politikisht.