Partia Demokratike ka mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD-së në Kamëz ku është zgjdhur kryetar Petrit Doda. Por, në prezantimin e Dodës para strukturave të PD-së në Kamëz mungonte deputeti i zonës, Asllan Dogjani, i cili nuk kishte marrë një ftesë nga ana e strukturave të PD-së.

Nisur nga fakti i mungesës së tij, Asllan Dogjanit duket se i ka ngelur hatri dhe i ka komentuar kreut të PD-së, Sali Berisha në postimin e rrjetit social Facebook. Teksa i uron suksese Dodës dhe e konsideron si një zgjedhje të mirë, ai shtron pyetjen se si mund të mungonte deputeti më i votuar i asaj zone.

“Suksese Petrit Dodës se ia vlen, por besoj është e dëmshme në këto momente kur bëhet prezantimi i kryetarit të partisë nuk thirret deputeti më i votuar i zonës. A kështu do të fitojmë?”, ka komentuar Dogjani.