Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë një bonus fundviti për pensionistët.
“Në hyrje të kësaj fjale për pr/buxhetin 2025, dua ‘u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të clirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin tre fishin e bonusit të deri djeshëm. “, theksoi Rama.