Hungaria ka njoftuar se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm ka miratuar nisjen e procedurave për çeljen e një tjetër grup-kapitujsh në lidhje me politikën e Jashtme të Shqipërisë. KPP përbëhet nga ambasadorët e vendeve të BE-së që shqyrtojnë procedurat e shteteve kandidate.
Gjatë mbledhjes së sotme, ambasadorët e KPP miratuan që ti dërgojnë një kërkesë Shqipërisë të ndajë me vendet anëtare pozicionin e saj negociues në lidhje me grup-kapitujt 6. Nga ana tjetër, Këshilli Evropian do të punojë për të paraqitur pozicionin e vet të përbashkët, me qëllim që të përgatitet Konferenca e përbashkët ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë. Shqipëria pret që ky takim të zhvllohet në dhjetor në mënyrë që të nisin negociatat e anëtarësimit edhe për këtë grup-kapitujsh.
Për herë të parë më 15 tetor, Shqipëria çeli grup-kapitujt e parë me BE-në, të cilat janë themelore për progresin e vendit tonë me Bashkimin Evropian. Progresi me këto kapituj përcakton edhe ritmin e hapjes së grup-kapitujve të tjerë.