Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ka dhënë sqarimet e saj ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili pyeti ministren se çfarë do të ndodhë me dy koncesionet, sterilizimin dhe checkup, në momentimin e përfundimit të kontratave. Koçiu nuk dha përgjigje konkrete, por tha se vendimi do të merret me institucionet pasi të bëhet një vlerësim mbi performancën e dy kontratave aktuale dhe pas konsultimeve me grupet e interesit.
Albana Koçiu: Do diskutoja me shumë qejf me ju në lidhje me ecurinë e dy kontratave, por nuk besoj që duhet të vazhdojmë një diskutim si do të vijojë ecuria e këtyre dy kontratave, për aq kohë që ky do jetë një vendim që do merret me institucionet, me ekspertët pas vlerësimit performance të dy kontratave aktuale. Për ketë arsye po rezervohem të them diçka të prerë përsakohë do të zhvillohen diskutime në tryeza ekspertësh dhe të rrihet dhe opinioni i grupit të interesit të përfshira në zbatimin e këtyre kontratave.