Ne e dimë që ushqimi ka shumë fuqi në jetën e njerëzve, jo vetëm në pjesën e shëndetit dhe vlerave që i japim organizmit. Por, a mundet që një regjim ushqimor apo një dietë e caktuar të ngadalësojë moshimin?
Shkenca thotë se ka mundësi, por sidomos duke u fokusuar në shëndetin e trurit tuaj. Sipas një studimi të fundit në “Annals of Neurology”, dieta mesdhetare e kombinuar me atë DASH (dieta që kontrollon hipertensionin), të dyja ndihmojnë në uljen e rrezikun të demencës dhe ngadalësimin e moshimit.
Çfarë është dieta MIND?
Dieta MIND është në një kombinim i dietës mesdhetare dhe DASH.
“Përbërësit kryesorë të kësaj diete janë ‘ushqimet për trurin’ si arrat, manaferrat, vaji i ullirit dhe perimet me gjethe jeshile,” thotë Martha Theran, drejtuese e Qendrës së Jetëgjatësisë Pritikin.
“Këto ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese dhe anti-oksidantë që mbështesin funksionin e trurit dhe ndihmojnë në parandalimin e rënies së funksionit njohës me kalimin e moshës,” vijon ajo.
Sipas nutricionistes Nicola Guess, dieta “MIND” përmban këto ushqime që duhet të konsumohen si më poshtë:
-Drithërat integrale: 3 porcione në ditë
-Perime jeshile pa gjethe: 1 porcion në ditë
-Perime me gjethe jeshile: 6+ porcione në javë
-Arra: 5+ porcione në javë
-Fasule: 4+ porcione në javë
-Manaferra: 2+ porcione në javë
-Mish pule: 2+ vakte në javë
-Peshk: 1+ vakte në javë
A mund të ndihmojë dieta MIND në ngadalësimin e procesin e moshimit?
Një studim i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”, ka zbuluar faktin se individët që ndiqnin dietën “MIND” kishin rrezik më të ulët (me 53%) për t’u prekur nga Alzheimeri.
Gjithsesi, ky tregues nuk “vulos” ndikimin absolut të kësaj diete në ngadalësimin e moshimit, pasi në mesin e personave që e ndjekin si dietë ka nga ata që preferojnë më shumë manaferrat se arrat apo ushqime të tjera, që nëse nuk konsumohen në mënyrë të detajuar siç e përcakton dieta “MIND”, nuk kanë të njëjtin efekt në këtë proces.