Francisco Conceicao betohet për dashuri ndaj Juventusit: “Nuk largohem nga Juventusi, më pëlqen projekti”. Në një kohë shumë të shkurtër, portugezi u bë idhulli i skuadrës bardhezi, duke i bërë vend vetes me lojëra dhe paraqitje të nivelit të lartë. 21-vjeçari po kalon mirë në Torino dhe do të dëshironte të qëndronte atje, duke dërguar një sinjal të rëndësishëm si për Juventusin, ashtu edhe për Porton, klubi që zotëron kartonin e tij.

Conceicao dha një intervistë për gazetën “La Stampa”, duke rikthyer etapat e karrierës së tij, marrëdhënien me të atin Sergio dhe futbollin. Mes shumë pyetjeve spikat ajo për të ardhmen, për të cilën Francisco duket më se i sigurt.

Mesfushori shpreson të jetë në gjendje të qëndrojë në Torino, ku po gjen dimensionin e tij. Topi tashmë i kalon mbi të gjitha Juventusit dhe Portos, klube të cilat nuk kanë përfshirë asnjë të drejtë shpagimi në marrëveshjen e rëndë të huazimit të rënë dakord disa muaj më parë.

Juventusi, megjithatë, dëshiron t’i shkojë çështjes në fund, duke paguar 30 milionët e klauzolës në arkën e portugezëve. Asnjë kundërshtim nuk do të vijë nga Porto, sepse Conceicao është tashmë pjesë e së tashmes dhe së ardhmes së Juventusit.