Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka ndarë një moment mjaft të ëmbël në “Instagram Story”, duke postuar një tortë me mesazhin “Happy Birthday Love”. Në përshkrimin e fotos, ajo ka shtuar thjesht fjalën “Celebrating” (Duke festuar), duke lënë të kuptohet se ndodhet në një moment të veçantë.

Sipas asaj që ne shohim në Instagram, Oriola aktualisht ndodhet në një udhëtim në Maldive, ku po kalon ditë të bukura.

Fotografia e fundit ka ndezur spekulime mbi jetën e saj personale, duke ngritur pyetje nëse modelja është në një lidhje romantike.
Oriola është përfolur shpesh për jetën private, por duket se kësaj here ka zgjedhur t’i mbajë detajet larg syrit të publikut, duke ndarë vetëm momente të përzgjedhura.

Kujtojmë se lidhja e fundit publike e Oriolës ka qenë ajo me futbollistin e njohur, Eros Grezda.