Dasmë në shtëpinë e Jozefina Topallit. Djali i saj Genar Topalli dhe partnerja e tij, Cindy Marina do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se së shpejti do të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar ftesat e vajzave të cilat do ta shoqërojnë në ditën e saj më speciale.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë. Epo, duke qenë se kemi shkuar deri te ftesat e dasmës e merrni me mend dhe përgjigjen që ajo i ka dhënë!