Reshjet e dëborës gjatë natës kanë përfshirë të gjithë territorin e juglindjes.
Në zonat malore intesiteti i reshjeve ka qenë mesatar, ndërsa në zonat fushore ka pasur reshje të pakta bore.
Në rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafëthanën dhe Kolonjën nuk ka prezencë dëbore.
Rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, në të cilat u ndërhy gjatë natës me mjete borëpastruese, qarkullohen normalisht.
Në Dardhë ka rënë 10 cm borë, në Voskopojë 5 cm. Gjatë natës temperaturat zbritën në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës janë në vlera pozitive.