Berat Gjimshiti pësoi dëmtim në ndeshjen e Atalantës ndaj Udineses, të mbajtur në mesditë. Rreth situatës së lojtarit shqiptar ka folur trajneri i bergamaskëve, Gasperini.

“Ai do të shkojë të bëjë një radiografi, shpresojmë që të jetë vetëm një ndrydhje. Për ne arrin ndalesa në momentin e duhur, kemi disa të dëmtuar e shpresojmë që këto javë të na shërbejnë për të rikuperuar disa nga këta lojtarë. Për Gjimshitin shpresojmë që të mos ketë fraktura”, tha Gasperini pas ndeshjes.