Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projeKt-buxhetin 2025 për bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
“Në 10 vitet e fundit mbështetja e qeverisë dedikuar sektorit bujqësor ka bërë të mundur, të prekshëm dhe real zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit si dhe ruajtjen e dinamikës pozitive progresive të tij”, tha ministrja Denaj duke theksuar se sektori bujqësor është padiskutim një prioritet i qeverisë, investimi në të cilin e ka kthyer një prioritet dhe oportunitet për fermerët dhe bujqit në mbarë vendin.
Gjatë prezantimit të buxhetit ministrja Denaj theksoi se këtë vit janë fokusuar e do vijojnë te fokusohemi ne bashkimin e fermereve, duke synuar nxitjen e investimeve në ekonomi shkalle, ulur kostot dhe rritur produktivitetin.
“Nevoja për mbështetjen e sektorit gjatë vitit të ardhshëm e në vijim është e domodoshme dhe investimet janë të fokusuara në produkte investimesh që ndihmojnë përmirësim të sigurisë ushqimore, si edhe në sisteme dhe infrastrukturë që kontribuon në terma më afatgjatë edhe për objektivat dhe vizionin tonë “Bujqësia 2030”.
Buxheti i pritshëm 2024, përfshirë Aktin Normativ tw fundvitit me shtesat në skemat e fermerëve, parashikohet 12% më i lartë krahasuar me buxhetin faktik 2023. Investimet e brendshme në objekte në 2024 janë rritur me mbi 10%.
“Me Aktin Normativ të fund vitit, buxheti Bujqësisw për skemat e mbwshtetjes pritet të jetë 52 milion euro dhe në 2025 projektohet minimalisht 55 milion euro” theksoi ministrja Denaj.
Pwrsa i pwrket buxhetit tw propozuar pwr vitin 2025, Denaj nënvizoi se buxheti i propozuar arrin në 15 miliardë lekë, një rritje prej afro 4% në krahasim me buxhetin e vitit 2024. Me anë të këtij buxheti do të mundësohet financimi i politikave si Zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, Siguria Ushqimore, Zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit dhe ekonomisë blu dhe Zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, bashkëpunimi i aktorëve, inovacioni dhe digjitalizimi.
“4.4 miliardë lekë nga buxheti do të shkojnë për mbështetje direktë për fermerët” u shpreh ministrja Denaj teksa theksoi se bashkimi i operatorëve do të jetë sërish në fokus të skemës për vitin 2025.
Në fokus të buxhetit për vitin 2025 do të jenë edhe siguria ushqimore me 2.6 miliardë lekë, si dhe infrastruktura ujitje-kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet me një fond prej 2.9 miliardë lekësh.

Në 10 vitet e fundit mbështetja e qeverisë dedikuar sektorit bujqësor ka bërë të mundur, te prekshëm dhe real zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit si dhe ruajtjen e dinamikës pozitive progresive të tij.
Sektori bujqësor është padiskutim një prioritet i qeverisë, investimi në të cilin e ka kthyer një prioritet dhe oportunitet për fermerët dhe bujqit në mbarë vendin duke garantuar punësim, ekonomi shkalle, mirëqënie sociale dhe zgjerim të aktivitetit bujqësor.
Këtë vit u fokusuam e do vijojmë të fokusohemi ne bashkimin e fermereve, duke synuar nxitjen e investimeve në ekonomi shkalle, ulur kostot dhe rritur produktivitetin.
Nevoja për mbështetjen e sektorit gjatë vitit të ardhshëm e në vijim është e domodoshme dhe investimet janë të fokusuara në produkte investimesh që ndihmojnë përmirësim të sigurisë ushqimore, si edhe në sisteme dhe infrastrukturë që kontriboun në terma më afatgjatë edhe për objektivat dhe vizionin tonë “Bujqësia 2030”.
Buxheti i pritshëm 2024 (përfshirë AN e fundvitit me shtesat në skemat e fermerëve) parashikohet 12% më i lartë krahasuar me buxhetin faktik 2023. Investimet e brendshme në objekte në 2024 janë rritur me mbi 10%.
Me AN të fund vitit, buxheti Bujqësise për skemat e mbeshtejes pritet të jetë 52 milion euro dhe në 2025 projektohet minimalisht 55 milion euro.
Projekt buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është planifikuar në total 15 miliardë lekë ose afro 4% më i lartë se viti 2024,
Nëpërmjet këtij buxheti do të mundësojmë financimin e politikave si:
• Zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë
• Siguria Ushqimore
• Zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit dhe ekonomisë blu
• Zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, bashkëpunimi i aktorëve, inovacioni dhe digjitalizimi
Këto politika do të realizohen sipas 7 programeve buxhetor, si vijon:
1. Me mbështetjen në bujqësi me 7.3 miliard të buxhetit fillestar 2025, në dispozicion vetëm për financimin e Zhvillimit Rural, ndër të cilat 4.4 miliard përbëjnë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët.
Edhe gjatë vitit 2025, fokusi do të jetë bashkimi i operatorevë nëpërmjet incentivimit të grupeve të prodhuesve dhe “Contract farming” përgjatë zinxhirit të vlerës.
2. Në Programin Siguria Ushqimore në vitin 2025 do të kemi një mbështetje 2.6 miliardë lekë për Garantimin e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.
3. Në programin Menaxhimin e Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit, nëpërmjet një mbështetje me buxhet prej 2.9 miliardë lekë, ose 13% më shumë se ky vit
4. Në programin Mbështetje për Peshkimin kemi në fokus zhvillimin e qëndrueshëm të peshkimit dhe akuakulturës dhe shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore. Do të financojmë kështu politikat e sektorit me një buxhet prej 527 milionë lekë, ose 11.5% më shumë se në vitin 2024. Investimet në programin e peshkimit synojnë rritjen e prodhimit të produkteve peshkore me 10-20% dhe eksportet në masën 60-70%.
5. Në programin Këshillimi dhe Informacioni Bujqësor me një buxhet prej 757 milion lekë, ose 7% më shume se buxheti fillestar 2024
6. Në programin Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore, do të realizohen objektivat si më poshtë:
Krijimi i informacionit për tokën
Dixhitalizimi i Regjistrit të Tokës Bujqësore
Integrimi në aplikacionin e ËEB-GIS të 10 bashkive (100 njësi administrative)
7. Programi Planifikim Menaxhim Administrimi ofron:
Mbështeje administrative, me produkt kryesor përafrimin e politikave shqiptare me “aquis communitaire” të Bashkimit Europian.