Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Nga sot atmosfera fillon të ndryshojë, pasi Dielli ndërron familje dhe kalon te shigjetarët dhe bën hyrje trekëndore me Plutonin. Bën që gradualisht të ndihemi më mirë dhe të marrim gjërat në dorë.

Sot dhe nesër paradite është një ditë e mirë. Nesër në mëngjes është një ditë e mirë për çfatë duhet sqaruar me njerëzit zyrtarisht.

Hyrja më e bukur e këtij 4 këndëshit është hyrja e Venusit me Saturni. Nuk mungon flirti dhe jep një stabilitet në raportet personale dhe në lidhje me ekonominë.

Dashi
Hyn te shenjat që do ketë një shpërblim ekonomik nga sot e në vazhdim. Çfarë kanë për të sqaruar në raportet profesionale ta vendosin në agjendë nesër paradite. Do e gjejnë veten larg zhurmave në fundjavë.

Demi
Me shije të mirë në familje dhe në dashuri. Stablitet në raportet me familjarët në fundjavë. Do e gjejnë veten të rrethuar me njerëz që duan dhe që besojnë. Kujdes në orët e drekës nëse duan të marrin vendime pasi Dielli është tranzit.

Binjakët
Humori është shija e parë që ndryshon. Pasite kur Dielli të kalojë përballë tyre do ndihem më aktiv dhe më gati për të ndërvepruar në raportet sociale.

Gaforrja
Hëna te Luanët i nxjerr në pah vetëbesimin. Është më mirë se ç’ka qenë në ditët e kaluara. Kanë qenë të ngarkuara me fizikun, por do lehtësohen. Fantazia dhe imagjinata do jetë tipike e kësaj fundjave.

Luani
Me Hënën te vetja, të qenurit në qendër të vëmendjes është ndjesia e parë që do jap dita e sotme. Kalimi i Diellit të Shigjetarët i favorizon Luanët në çështjet e ekonomisë dhe komunikimit. Sot dhe nesër nuk ja vlen të jeni të ashpër në gjykime.

Virgjëresha
Qëndroni të mbrojtur nga virozat, vishuni mirë pasi ka tendencë të keni probleme të vogla me fizikun. Hyrja 3k2ndore të Saturnit përball tyre me Venusin do favorizojë raportet në vendin e punës. Ka një riformatim, për mirë dhe për qendrueshmëri.

Peshorja
Me humor dhe me gjendje fizike më të mirë. Kjo do jetë ndjesa e fundjavës. Do e gjejnë veten të rrethuar me miq dhe familjarë. Ka në plan të vendos disa limite në detyrime me familjarët, pasi kanë nëvojë për hapësirë.

Akrepi
Nuk mungon flirti dhe vëmendja. Beqar ose jo, këtë 4 ditësh të fundit të javës do ja kushtojnë jetës personale. Plutoni te ujorët ka një tendencë që në fundjavë ta gjeni veten duke harxhuar shumë më shumë se ç’duhet. Kontrolloni harxhimet.

Shigjetari
Janë në pritje të Diellit. Ka ardhur momenti, sot, nesër dhe më gjatë të sofistikojnë çfarë kanë të rëndësishme. Sjell zhvillime të forta, fuqizim të fortë. Ristrukturim të emrit, pushtetit dhe ekonomisë. Merrni situatën në dorë dhe rregulloni çfarë ju ka mbetur që nga fillimi i shtatorit.

Bricjapi
Do kenë një stabilizim në shtëpi, në punë, në fizik, në familje. Nevoja për të riformatuar çfarë është e rëndësishme për ta është qëllimi kryesor. Këtë javë nisin me raportin në çift.

Ujori
Do të favorizohen nga kjo hyrje e Venusit me Saturnin në çështjet e ekonomisë dhe lekut. Këtë 4 ditësh do buzqeshni në lidhje me xhepin. Çdo gjë që lexoni për Plutonin te ju, nuk ka të bëjë me individin. Kur është në një shenjë ajri sjell transformime në shoqëri. Lini mënjanë atë që lexoni dhe dëgjoni për këtë hyrje. Bëni më të mirën për veten tuaj.

Peshqit
Kanë zhvillime në punë. Kanë ose promovim ose një status më të mirë. Me Venusin në trekëndësh me Saturnin e marrin shumë seriozisht pjesën e dashurisë dhe mirë bëjnë. Bëni analizat me racionalitet dhe është pikërisht momenti për ta evoluar raportin në një hap më lart.