Ministrja e Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, është kërkuar të komentojë për rrjedhën e procesit zgjedhor në SHBA. Por edhe është pyetur drejtpërdrejt, Zakharova e ka shmangur mbajtjen e një qëndrimi për zgjedhjen e donald Trump si president të Amerikës.
“Ne do të vazhdojmë të ecim në përputhje me synimet tona. Në një mënyrë të dobishme për ne, siç e dikton historia jonë,”- ka komentuar ndër të tjera ajo për Sputnik, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë e pret Rusinë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Amerika votoi! Tek Republikanët ka nisur festa. Deri tani Trump ka siguruar 266 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president. Kamala Harris ka marrë 219 vota elektorale. Pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar, Fox News ka projektuar se Trump fiton me 277 vota elektorale.