Biseda mes Eduardit dhe Drilonit, që u transmetua në shtëpi dhe u pa nga të gjithë banorët, është pritur me reagime të ashpra.

Eduarti i ka kërkuar falje Sarës për fjalorin e përdorur dhe është munduar të justifikojë veten para banorëve duke u shprehur:

“Unë 100 herë i kam thënë edhe Drilonit, edhe para Sarës. Unë i kam thënë ‘Drilon në qoftë se ke pëlqim të vërtetë, afroje vajzën’. Në qoftë se do të luash lojë me të [atë send që e pata në dorë, ka qenë Sara] afroje Sarën, nëse do të luash me të, të bësh ndonjë lojë, ose show, për çka jemi brenda, merre luaj me të edhe largoje përsëri. Por më ka thënë që ‘nuk jam ai lloj tipi dhe nuk mund ta bëj këtë’.”

Ai u ndal edhe te termi ofendues që përdori kundrejt Sarës, por tha se nuk ia kishte idenë se nga i kishte ardhur.

“I kam kërkuar falje, ia zgjata dorën. Unë shaj shumë jashtë, më kanë mbetur disa fjalë. Më ka rrëshqitur goja… Veçse po më vjen çudi pse ia kam thënë Sarës. Se unë për Sarën i kam folur mirë Drilonit. Sara është femra më e distancuar në shtëpi prej djemve”. Më intereson se pse ia kam thënë Sarës. Por i kam thënë Sarës edhe nëse s’kishte qenë për ty, të kërkoj falje”, u shpreh ai.