Mbrëmja e djeshme në programin “Goca dhe Gra” ishte e mbushur me emocion, kur Einxhel Shkira, më e reja në këtë format, u rikthye në ekran pas një periudhe të gjatë pauze për t’u përkushtuar djalit të saj. Në këtë rast të veçantë, partneri i saj, Dj Dagz, e befasoi atë me një letër të ndjerë, duke e dedikuar këtë moment të rëndësishëm për të.

“Faleminderit shumë që sakrifikove punën gjithë këto vite që të jesh pranë familjes, gjë që unë s’e pata forcën asnjëherë ta bëja. Tani ka ardhur koha; unë Trev dhe gjithë familja duam që të vazhdosh të jesh pjesë e gjësë që ti di ta bësh më së miri dhe atë punë që ti e ke në zemër. Gjithmonë krenar për ty…” – ka shkruar Dagz.