Një 29 vjeçar nga fshati Labinot Labinot i Elbasanit është arrestuar në flagrancë pasi në shtëpi iu gjet rreth 130 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan rreth 130 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara”, informoi sot policia.

Nafta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.