Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e Simon Simonit, Jon Mersinajt, Feta Fetait dhe Mirlind Dakut. Katër futbollistët do e ndjekin ndeshjen nga tribunat e “Air Albania”.

Nëse për Dakun dihej pasi ka një pezullim për shkak kartonash, tre të tjerët e kanë marrë përgjigjen sot.