Dimri vjen zyrtarisht. Reshjet intensive të shiut që përfshinë të gjithë vendin këtë të premte, ndërpriten duke ia lënë vendin në fundjavë temperaturave të ulëta.

“Presim depërtimin e një mase më të ftohtë, që vjen nga verilindja, duke na sjellë të shtunën rënie të ndjeshme të temperaturave me 5 apo 6 gradë. E shtuna dhe e diela do të ketë reshje dëbore në të gjithë zonën malore, kryesisht pjesa verilindjes. Shënohen – dhe -2 zonat malore me temperatura maksimale 14 dhe 15. Starton dhjetori si një dimër e vërtetë”, tha meteorologia Lajda Porja.
Ulja e temperaturave nen zero pritet të sjellë problematika me ngricat në akset e zonave malore.

“Prezenca e lagështirës do të shkaktojë probleme edhe në fillimin e javës meqenëse ka ndërprerje të reshjeve me ngricat në akset rrugore. Zbresin temperatura zero. E hëna të sjellë ndërprerje të reshjeve. Nuk do të zgjasë shumë”, u shpreh Porja.

Sipas sinoptikanëve 15-ditëshi u parë i dhjetorit do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura më të ulëta, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

“2 ditë reshje, tre ditë pa reshje, do t’i kemi herë pas here prezente. Do të jetë dhjetor i ngjashëm me vlerat normale, duke qenë se në fund të shtatorit ka startuar fenomeni laninja që është e kundërta e elninjos. Një pjesë e globit do të përjetojnë temperatura të acarta dhe një pjesë temperatura normale”, tha ajo.
Parashikohet që i gjithë dimri në territorin shqiptar të jetë më i ftohtë, se ai i vitit të kaluar.