Derbi mes Tiranës dhe Partizanit këtë fundjavë do të luhet me tifozë.

Edhe pse klubi bardheblu ishte dënuar nga Disiplina për ta luajtur pjesën e mbetur të sezonit pa tifozë, duket se kryeqytetasit janë falur kësaj radhe për hir të derbit.

Dënimi erdhi vetëm disa javë më parë për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifzoëve bardheblu në duelin me Vllazninë, ku sulmuan me sende të forta lojtarët shkodranë.

Gjithsesi, për të mos i hequr “magjinë” derbit më të zjarrtë në Shqipëri, Tirana do të hapë dyert e “Arenës Kombëtare” për tifozët e saj, të dielën e 1 nëntorit, në orën 19:00.