Prej kohësh reperi i njohur Mozzik, dhe Lotina Haziri janë duke shijuar një romancë së bashku.

Çifti nuk e mbajtën sekret lidhjen e tyre asaj kohe, por e ndanë menjëherë me ndjekësit dhe që prej atëherë ata shpesh postojnë momentet krah njëri tjetrit.

Këtë herë ka qenë partnerja e reperit, e cila në InsaStory-n e saj ka publikuar një foto teksa dyshja shëmbejnë puthje pasiononte në buzë dhe duken mjaft të dashuruar.

Dyshja Mozzik Lotina, e konfirmuan romancën e tyre të dashurisë disa muaj më parë. Që prej atëherë ata janë parë shpesh krah njëri-tjetrit duke kaluar momente të paharrueshme së bashku.

Mozzik është shprehur se Lotina ka qenë një fiksim i tij që në vitin 2019. Tani Haziri nuk është thjeshtë një fiksim por partnerja e tij e cila e shoqëron në çdo hap.

I njëjti ka qenë në një lidhje dashurie me reperen Loredana me të cilën ka dhe një vajzë por ish-çifti u ndanë kohë më parë dhe secili vazhdon jetën e tij tashmë me partnerë të ndryshëm.