Kryeminstri Edi Rama ndodhet në stadiumin e Air Albania ku po ndjek ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Krahas Ramës, shihet edhe ministri i Punëve të Jashtmë, Igli Hasani.

Shqipëria kërkon ‘hakmarrje’ edhe për faktin se një muaj më parë në Pragë (11 tetor), në sfidën e parë mes tyre për Ligën e Kombeve, çekët fituan 2-0 dhe Kombëtarja bëri një paraqitje për t’u harruar. Stadiumi është ‘sold out’ dhe më shumë se 21 mijë zemra do rrahin kuqezi nga shkallët e impiantit dhe miliona kudo ka shqiptarë. Tifozët e Kombëtares kanë nisur festën në Tiranë duke e veshur stadiumin kuqezi.