Reperi i njohur Getoar Selimi ka bërë një urim të ndjerë në ditën e lindjes së vajzës së tij, Marget. Në një postim në “Instagram”, reperi shprehet se e bija është gjithçka ai ka ëndërruar. Ai e quan Marget shpëtimin e tij, duke i uruar njëkohësisht që ëndrrat e saj të realizohen.

“Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam endërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet.”, shkruan reperi.

Më tej, ai shton se do të jetë gjithmonë aty për vogëlushen Marget.

“Babi gjithmonë do të jetë këtu për ty, në çdo hap që merr, dhe do të të dua pa fund, gjithmonë dhe përgjithmonë. Të dua me gjithë zemrën time, princesha ime!”, shton ai.

Marget feston sot, 24 nëntor, dy vjetorin e lindjes. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kurorëzuan dashurinë e tyre para shtatë vitesh.