Është fitorja e futbollit popullor, larg polemikave të kombëtareve të mëdha. Mbrëmë, kombëtarja më e dobët në botë, kombi i 210-të në renditjen e FIFA-s, San Marino, mundi Lihtenshtajnin (3-1) në ditën e fundit të Ligës D të Nations League.
Është një sukses historik, sepse San Marino, një vend me afro 34 mijë banorë, ngjitet në Ligën C dhe ka fituar vetëm ndeshjen e tretë… në 212 të luajtura gjithsejt.
Me 7 pikë në 4 ndeshje, San Marino përfundoi i pari në grupin e tij, pasi humbi 1-0 ndaj Gjibraltarit, më pas barazimin ndaj të njëjtit komb dhe dy fitore historike ndaj Lihtenshtajnit (1-0 dhe 3-1).
Këta lojtarë kanë ndjekur një fitore që nga 28 prilli 2004, pra pas një pritje 20-vjeçare. Ndaj kur ra bilbili i fundit, gëzimi ishte i pamasë për këta 25 lojtarë të panjohur për publikun e gjerë.