Pas heshtjes absolute pas fitores 4-1 në Lisbonë, ndaj Sportingut, sulmuesi norvegjez Erling Haaland përdori rrjetet sociale për t’u lënë një mesazh tifozëve të Manchester Cityt, të cilët panë skuadrën e tyre të humbiste tre ndeshjet e fundit.
“Ka vetëm një mënyrë për të ecur përpara pas natës së martë, të punosh edhe më shumë dhe të kthehesh për të luftuar”,- ka shkruar 24-vjeçari norvegjez, i cili në pjesën e dytë humbi një penallti të akorduar nga dora e Diomande.