Kamala Harris po shfrytëzon orët e fundit para mbylljes së votimit, duke punuar me telefonatat, kryesisht në programet radiofonike të pasdites, në shtetet kryesore të fushëbetejës.
Harris është “shpresuese” dhe “optimiste”, thonë dy njerëz që kanë folur me të, duke shtuar: “Ajo ka qenë në telefon gjatë gjithë ditës”.
Ndërsa ajo u kërkon votuesve në Atlanta, Detroit dhe qytete të tjera që të ndalojnë në qendrat e tyre të votimit pas punës, nëse ende nuk kanë votuar, këshilltarët e saj brenda dhomës së luftës së fushatës në Wilmington, Delaware, i thonë CNN se “po ndjekin numra mbresëlënës të pjesëmarrjes” në Wisconsin, Michigan dhe Pensilvani – veçanërisht në mesin e grave.
Zëvendëspresidentja gjithashtu kaloi kohë sot duke punuar në një fjalim, së bashku me ndihmësit kryesorë, të cilin ajo shpreson ta mbajë në Yard of Howard University, në Uashington DC. Nuk është e sigurt nëse ajo do ta mbajë atë fjalim – sonte, apo ndonjëherë – por në rast se rezultatet do të dihen më shpejt se katër vjet më parë, fjalimi i saj do të jetë gati.
Një ndjenjë optimizmi është e qartë në të gjithë ekipin e Harris, edhe pse nënpresidentja ka dërguar direktivën se “puna vazhdon deri në momentin e mbylljes së qendrave të votimit” – dhe më pas, nëse procesi gjyqësor kthehet në qendër të vëmendjes, pasi parashikohet që beteja të zhvendoset edhe juridikisht, ose me mospranim rezultati nga një prej palëve.