Kamala Harris bëri një vizitë befasuese në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në Washington D.C., ku është takuar me mbështetësit e saj. Zëvendës-presidentja falënderoi edhe përmes telefonatave, vullnetarët që e ndihmuan në fushatën zgjedhore.
Siç raporton SkyNews, teksa përshëndeti mbështetësit e saj, Harris bëri thirrje që të vazhdojnë të votojnë. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në votime”, është shprehur Harris.
Votuesit amerikanë do të vendosin nëse nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.