Ka përfunduar pa shumë bujë historia e dashurisë mes Romeos dhe Heidit.

Çifti është ndarë në gusht, çfarë solli edhe largimin e ish-finalistes së “Big Brother” nga Shqipëria, disa muaj pasi tashmë jetonte e vetme në Tiranë.

Sot, jeta e Heidit e kagjithçka ka ndodhur në vitin e fundit me të, Romeo duket se ia ka nisur nga aty ku edhe la lënë pas famën dhe lidhjen e dështuar, për t’u rikthyer sërish në Itali, aty ku edhe e pret familja e saj. Por teksa Heidi ka lënë pas.

Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa një muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar. Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij.

Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin.

Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori. Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ish-Bllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes.

Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar.