Bëhuni gati të ngrini sytë nga qielli sonte, pasi do të shijoni spektaklin e Hënës së Plotë të parafundit të vitit. Ky është një fenomen që nuk është vetëm i bukur për t’u vëzhguar, por gjithashtu ka një ndikim të madh në shëndetin tonë, ritmet tona biologjike dhe disponimin tonë.

Hëna dhe ciklet e saj në fakt ndikojnë si në natyrë ashtu edhe tek ne qeniet njerëzore. Për të përfituar sa më shumë nga energjia dhe ndikimi i hënës, është mirë të njihni edhe fazat e saj. Në terma astrologjikë, fazat hënore fillojnë me hënën e re dhe përfundojnë me hënën e plotë, që do të thotë se fundi i ciklit hënor është një kohë kur farat e “qëllimit” që keni mbjellë (nënndërgjegjeshëm ose ndryshe) fillojnë të lulëzojnë.

Është pothuajse sikur universi po na thotë të ndalojmë, ose të paktën të ngadalësojmë, për disa ditë për të vënë në dyshim veten dhe për të bërë një bilanc të rrugës në të cilën jemi, si dhe të korrigjojmë rrugën nëse është e nevojshme. Një mënyrë e thjeshtë për të përfituar nga kjo ngjarje astrologjike është të përfshini ritualet e hënës së plotë në rutinën tuaj të përditshme.

5 gjërat që duhet të bëni

Pastroni hapësirën tuaj fizike dhe mendore

Përkushtojuni meditimit

Hiqni dorë nga gjërat që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë, qoftë edhe nga persona të tillë

Zbuloni sa më shumë gjëra të reja për të bërë

Merrni kohën e nevojshme për të pushuar

3 gjerat që nuk duhet të bëni

Për shkak se në këtë fazë të hënës njerëzit bëhen më shumë emocionalë, mirë është të mos filloni diçka të re menjëherë.

Në këtë periudhë njerëzit priren të “çmenden” edhe për gjërat më të vogla, ndaj mos reagoni në mënyrë të nxituar.

E njëjta gjë vlen edhe për mendimet, gjatë kësaj faze të hënës shpesh shumë mendime rezultojnë të nxituara.