Aktorja Egla Ceno foli për fillimet e karrierës së saj dhe eksperiencën e parë në teatër. E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Ceno tha se aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur me emrin e artit “Cejka i Beratit” ka bërë çmos që ajo të futej në teatrin e Berati.
“Kam filluar shumë më herët në skenë. Si profesioniste jam ngjitur për herë të parë në skenën e Beratit sepse Cekja që e mban akoma atë respektin e miqësisë së babit, pasi vdiq babi ka bërë çmos që unë të futesha në teatrin e Beratit si aktore për të ndihmuar me një rrogë në shtëpi. Aty jam ngjitur në skenë për herë të parë”, u shpreh aktorja.
Gjatë emisionit, ajo u suprizua nga nga Cekja që i dërgoi asaj një mesazh, duke i uruar suksese.
“Përshëndetje Egla të uroj suksese kudo në jetë. Me babain e Eglës kam punuar në Poliçian rreth 2 vite e gjysmë dhe kam kujtime të bukura. Ne kemi punuar, kemi shkruar parodi, skeçe dhe ndaj kam kujtime shumë të bukura”, ka qenë ky mesazhi i Cekes për Egla Cenon.
“Është kënaqësi e madhe të kesh njerëz që kanë punuar me babin dhe të kenë dy fjalë për mua. Ceke, të dua shumë dhe faleminderit! Do të takohemi në Berat,”- i tha Egla aktorit të njohur të humorit.