Astrologe Meri Gjini ka bërë në “7pa5” parashikimin e javës që sapo nisi.

E nisim javën me hyrje të Mërkurit në katërkëndësh me Saturnin. Java nis me problematika të vogla virusale në lidhje me fëmijët.

Çështje që i përkasin lekut është shqetësimi i dytë për këtë javë që ka nisur që nga fundjava.

Dashi
Në fokus janë çështje që i përkasin bashkëpuntoërve dhe takimet që do jenë të shumta, pavarësisht karrierës dhe pozicionit të punës. Dakordësia është shija më e rëndësishme që mund të kërkoni këtë javë. Kalimi i Venusit te Bricjapi nuk është shumë miqësor për ju. Nga nesër pas dreke dhe në vazhdimësi arma më e fortë duhet të jetë vetëbesimi.

Demi
Kanë një tendencë që ta nisin javën disi të tkurrur dhe me një humor të çuditshëm. Venusi te Bricjapët sjell më në fund stabilitet në situatat emocionale dhe në dashuri. Gjysma e dytë nuk ishte në momentin më të mirë për pagesa dhe ekonomi. Vendoseni ekonominë në agjendë nga nesër dhe në vazhdim. Kujdes sot në komunikim me personat më të vegjël se ju në punë.

Binjakët
Ka diçka që i mërzit sot në punë, ndoshta informacioni që vjen ose thashethemet. Por është i njëjti ambjent që nisur nga dreka e ditës së nesërme do i bëjë të ndihen të sigurt. Kalimi i Venusit te Bricjapi shënon fillimin e një periudhe të rëndësishme në çështje që i përkasin familje. Ata që duan të marrin vendime për evoluim familjar, apo me pronësinë, momenti është tani. Vendimet që merren do jenë shumë të ndihmuara nga universi.

Gaforrja
Venusi kalon ballë për ballë. Nxjerr në sipërfaqje nevojën për të qenë të pëlqyer nga njerëz që i rrethojnë dhe besojnë. Fillon loja e flirtit për ata që janë beqar. Mirë bëjnë, sepse ky Venus është tradicional. Nuk ka nevojë për zbukurime sepse ka një vërtetësi. Kush do të di ekzaktësisht se çfarë ndjen tjetri, momenti është tani. Është një periudhë që Marsi vazhdon të jetë te Luanët deri më 5 janar. Do ishte mirë të bëjnë riorganizime, sqarime të njerëzve që do bashkëpunojnë. Pasi kanë një tendencë që të ngarkohen ose të jenë mosbesues

Luani
Një Venus te Bricjapi së bashku me Marsin përferëcon ndjesinë që e kanë prej kohësh. Që janë, çështje të familjes dhe familjarëve, deri më 18 nëntor. Java është e mirë për të lënë pas shumë nga këto çështje. Entuziazmi në lidhje me punën do jetë dominues ndaj detyrimeve. Mund të ketë diskutime dhe propozime shumë të mira në lidhje me punën.

Virgjëresha
Mërkuri sot në hyrje të drejtëpërdrejtë katërkëndore me saturnin përballë. Nuk është fare momenti për të diskutuar me eprorët apo për të marrë vendime dhe për t’i shpallur ato. Diskutimet shtyjini nga nesër në agjendë. Ky Venus te Bricjapi ju jep një lloj qendrueshmërie në mënyrën si sillen të tjerët me ju. Diskutimet serioze janë ende parimisht.

Peshorja
Nuk është shumë në interferencë ky Saturn për Peshoren. Por peshoret që janë në poste drejtuese duhet të jenë shumë të kujdesshëm me fjalën. Informacionet do të jenë të zhurmshme. Nervat e punës nuk do mungojnë për të gjithë. Por me kalimin e Hënës ballë për ballë tyre dhe do e kenë shumë më të thjeshtë. Nuk është koha për flirt.

Akrepi
Venusi te Bricjapi sjell drejtëpërdrejtë zgjerim ekonomik. Janë më të privilegjuarit e javës përsa i përket zhvillimeve. Ditën e sotme dedikojani fëmijëve dhe familjes. Nga nesër vetes dhe xhepit tuaj. Dita më e mirë e javës është e mërkura.

Shigjetari
Venusi edhe sot është, por tranzitor në 12 këndësh me Plutonin. Prandaj lërini sqarimet sot dhe mos u merrni me atë pjesë. Mërkurin e keni te vetja dhe vështirë se arrini diçka.

Bricjapët
Venusit është te vetja. Tendencës për të trazuar situatat në pjesën emocionale. Sot kujdes të lindurit në ditën e fundit të Bricjapëve. Përsa i përket punës, e gjejnë veten në qendër të vëmendjes.

Ujori
Nga sot kanë disa ujdira dhe takime të rëndësishme. Saturni i favorizon, të paktën të dinë diçka konkretet si pozitive ashu edhe negative. Venusi te Bricjapi mbyll pikpyetje në raporte personale.

Peshiqt
Kanë Saturnin me vete në katërkëndësh me Mërkurin te Shigjetarët. Kjo dmth që mos prisni lajme të rëndësishme me shëndetin sot, verini në agjendë nga nesër. Nëse ka problematika me fëmijët sot, kjo do ngjyrosi gjithë javën. Në vazhdimësi do ketë plot vend për gjëra të rëndësishme individuale.