Një tjetër ngacmim seksual është shënuar në një shkollë të vendit. Në Korçë, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga një mësues, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij. 45-vjeçari me inicialet B.D., mësues në një shkollë 9-vjeçare i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike dy të miturave, vetëm 14 vjeç. Pas denoncimit të tyre, mësuesi është vendosur në pranga.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve,”-bën me dije Policia.