Nga Endri Kajsiu/

Sali Berisha doli sot nga arresti shtëpiak, por kjo nuk e çliron atë nga statusi i të akuzuarit për korrupsion. Edhe pse prezumohet i pafajshëm për sa kohë nuk ka ende një vendim të formës së prerë, ai mbetet në qendër të akuzave.

Sali Berisha është ende “non grata” në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Në Britani duket pa shpresë, por ngushëllohet me idenë se Donald Trumpi, sipas fjalëve të Belindit, do të “marrë masa” që të të nesërmen që do të kthehet në zyrën e tij, duke lënë pas dore çështje globale si lufta në Ukrainë.

Sali Berisha doli nga arresti shtëpiak, por prapë në oborrin e PD gjeti Flamurin, Albanën, Mond Spahon, Tritan Shehun, ….por ishte shtuar Gazi, Agroni,Tomori dhe Adriana Kalaja! Demokratët e ndershëm ka kohë që i kanë shpall non grata në oborrin e PD dhe nuk guxojnë as të kthejnë kokën aty se ju hidhet në grykë Ilir Vrenozi i Korçës. Ah se harova ishin dhe disa dy gra në menopauzë të hershme që një zot e di në janë lutur apo kanë qarë ndonjëherë për burrat apo fëmijët e tyre!

Sali Berisha doli nga arresti shtëpiak dhe pse u fut aty vetë se shkeli me këmbë vendimin e gjykatës speciale ( GJKKO) dhe sot me të njëjtën gojë të shthurur falenderoi gjykatësen që deri dje i hodhi suratit, çfarë i erdhi nga stomaku asaj dhe kolegëve të saj në GJKKO dhe në SPAK !

Sali Berisha doli nga arresti shtëpiak me 330 fjalime të ruajtura në arkivin e tij personal,ku predikonte për Kushtetutën, ligjin, institucionet, lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Por, për 330 ditë me radhë, ai ka shkelur dhe poshtëruar gjithçka që i ka dalë përpara.

Dalja nga arresti shtëpiak i Sali Berishës i dha fund shqetësimeve të banorëve të pallatit ku ai jeton, të cilët më në fund do të flenë të qetë. Por Shqipëria mbetet zgjuar, sepse, siç ndodh shpesh, pleqtë humbin arsyen kur izolohen për një kohë të gjatë

Dalja e Sali Berishës nga arresti shtëpiak ka çoroditur dhe mërzitur shumë Lapaj Qorr Shabanët të cilët deri tani e kishin fushën lirë por nga sot e tutje do ju kërcejë në shpinë si sorrosianë të paguar nga Edi Rama!

Ndërkohë, personi më i gëzuar për lirimin e Berishës duket të jetë Edi Rama. Përballja e tij me Sali Berishën ishte burimi i energjisë politike të tij dhe tani ndjehet i lehtësuar pas një periudhe 11 mujore “jetimi politik”.

Por i gëzuari më i madh i lirimit nga arresti shtëpiak është vetë Sali Berisha , që u rikthye fuqishëm në PD për ti siguruar mandatin e 4 Edi Ramës !
Dhe pas të gjithë këtyre arritjeve Sali Berisha ka arsye legjitime të ndjehet i dhjerë por krenar !