Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë sërish baba. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka sjellë në jetë një djalë në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet.
Mësohet se lindja ka shkuar mirë dhe nëna dhe fëmija janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Sipas burimeve, Veliaj është lejuar nga autoritetet për të udhëtuar drejt maternitetit për të vizituar bashkëshorten dhe të porsalindurin.
Detaje të mëtejshme priten në vijim.










