Martin Cami, 14-vjeç ka ndërruar jetë pas një sherri me bashkëmoshatarët pasditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçari “Fan Noli” në Tiranë.

E ëma e adoleshentit, në një komunikim me Report Tv tregoi se ishte në punë kur mësuesja e ka telefonuar dhe i ka thënë që po i dërgojnë djalin te Trauma.

Ajo thotë se nuk ka asnjë dijeni se përse janë zënë.

“Nuk di pse është zënë. Isha në punë kur më mori mësuesja dhe më tha që djalin po e nisim te Trauma.

Ishte nxënës i mirë, nuk dallova asnjë shenjë që mund të kishte”, tha nëna për Report Tv.