Debati vazhdon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, ku Ilir Beqaj këmbëngul të prezantojë dëshminë e tij përmes një prezantimi PowerPoint, një kërkesë që është kundërshtuar nga opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. Beqaj nuk heq dorë nga kërkesa, ndërsa deputetja socialiste Klodjana Spahiu mbështet të drejtën e tij kushtetuese për të paraqitur provat e tij si dëshmitar.
Beqaj: Kam kërkuar të flas avokati.
Vokshi: Këtu është ftuar vetëm shtetasi Ilir Beqaj, jo avokati. Avokati është për t’ju ndihmuar të mos gaboni.
Beqaj: Nuk tërhiqem, është kërkesë proceduriale.
Vokshi: Jo, kjo nuk lejohet.
Spahiu: Dëshmitari ka të drejtën të paraqesë dëshminë me fjalë, fotografi apo video. Nuk ka asgjë për të fshehur nëse respektohet e vërteta. Kushtetuta e garanton këtë të drejtë.