Ju deshën 18 vjet për ta konceptuar, 10 për ta ndërtuar dhe 4 për ta testuar. Quhet Iron Beam, dhe do të zëvendësojë sistemin Iron Dome, i cili përgjatë këtyre viteve ka shpëtuar mijëra izraelitë nga raketat e Hamasit, Hezbollahut, Huthëve, Iranit dhe Irakut. Është një super lazer që ngjitet në qiell deri në 10 km dhe djeg çdo gjë që fluturon; predha, dronë apo raketa.
Benjamin Netananjahu ka kërkuar që të vërë në përdorim menjëherë mburojën e re të pathyeshme, por gjeneralët kanë vendosur si afat vitin e ardhshëm, me një premtim. Sistemi i ri do të çelë një tjetër epokë të luftës, teksa pritet një përshkallëzim edhe më i rrezikshëm me Iranin.
Republika Islamike ka paralajmëruar përgjigje të fortë pas sulmit izraelit në bazat ushtarake, dhe Izraeli është në gjendje maksimale alarmi. Në një deklaratë të fundit, lideri supreme Ajatollahu Ali Khameni tha se kundërpërgjigjja e tyre do te jete shkatërruese.