Ish-Presidenti Bamir Topi pret të thirret nga SPAK si një nga personat që do të dëshmojë për dosjen ”21 Janari”. Në një intervistë në ‘Të Pashoq’, Topi thotë se pret që këtë herë të bëhet drejtësi.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për krimin e asaj dite, por për krimet post-21 Janar, ku i referohet të gjitha ndërhyrjeve për të manipuluar ngjarjen e për të mos bërë kurrë drejtësi për të.
-A jeni i gatshëm të dëshmoni në SPAK për ”21 Janarin” dhe çfarë dini ju më shumë?
”Po bëhen 14 vite dhe kur vjen një moment për të zbardhur një ngjarje tragjike, patjetër, që qoftë si qytetar dhe qoftë si President edhe një moment lehtësie. Në momentin po tentohet për drejtësi mbi një ngjarje që ka të vdekur dhe të plagosur. Mbi të gjitha për atë imazh poshtërues të përplasjes me policinë të njerëzve të gjakosur dhe me radhë. Ka 21 Janar, ka dhe 22 dhe 23, apo 24, kur në fokusin e sulmeve politike, madje poshtëruese, u vendosën njerëz që mbanin poste të rëndësishme si presidenti, kryeprokurorja, institucione të tjera të pavarura dhe njerëz të medias. Nuk e caktoj unë nëse thirrem apo jo. Nëse thirrem jam i detyruar të shkoj”.
-Do donit t’ju thërrisnin?
”Unë këto kontribut, që nuk quhet ezaurues, se çështja është komplekse. Ka zhvillime para, gjatë dhe pas vrasjeve. Unë kam shkruar një libër për ngjarjet që kanë shoqëruar Presidencën dhe mes tyre është 21 Janari. Shkrimi për 21 Janarin është analitik dhe brenda asaj hapësire që unë kam vendosur ngjarjet kryesore, kam treguar momente të rëndësishme. Ky libër ka dalë në 2018. Pozicioni i presidentit në atë kohë ka qenë jashtë kësj përplasje që ishte mes opozitës dhe qeverisë. Jemi tani jo te ajo që është konsumuar, te momenti pos faktum se si u zhvilluan hetimet, pse u pengun prokurorët dhe pastaj jemi në momentin që pas 14 vitesh është një proces. Çdo njeri që futet në këtë metodike të marrjes së informacionit, padyshim është detyrim. Ju e dini akuzën që është bërë se Kryetari i Shtetit u akuzua si kryetar i grushtit të shtetit.
Sot një pjesë e emrave janë në politikë, kanë qen dhe pjesë e komisionit hetimor parlamentar. Jam një nga njerëzit më të interesuar të zbardhet në të gjithë kontekstin e vet “21 Janari””.
“Këto syze i shkojnë formatit tim”! Gazetarja vë në siklet Bamir Topin për batutën e famshme dhe virale!
Ish-Presidenti Bamir Topi tregon për herë të parë si dhe pse u bë i famshëm me batutën e tij epike: Këto syze i shkojnë formatit tim!
I ftuar në ”Të Pashoq” me Edjona Dervishin, kjo e fundit e pyeti për këtë moment komik me të cilin mbahet mend dhe ironizohet gjithandej.
Topi tregon se sa herë e dëgjon këtë qesh, por thotë se as vet nuk e di pse ajo fjali që i erdhi aq natyrshëm e me pa djallëzi, u bë kaq virale për vite me radhë.
Ai thotë se ato ishin një plaë syze të thjeshta, madje jo shumë të kushtueshme, por që ai shpreh ashtu bazuar në faktin që fokusohen të gjithë kur blejnë një palë syze, nëse i shkojnë apo jo, qoftë me pamjen, stilin e veshjes, karakterin dhe pozicionin.
Madje madje, nga sikleti, Topi ia humb fare vlerën atyre syzeve, duke thënë se edhe skeletin e kishin prej kallcuku, por dihet që e vërteta është ndryshe, pasi të paktën skeleti dukej që ishte minimalisht i larë në flori, por ky është një konstatim që nuk do të vërtetohet dot kurrë sigurisht.