Vijojnë debatet mes deputetëve në Komisionin Hetimor të Sterilizimit.
Deputeti i PS, Petro Koçi dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, janë përplasur gjatë mbledhjes së sotme.
Koçi në fjalën e tij u shpreh se Vokshi është e gatshme të sakrifikohet për Berishën. Më pas ajo iu kthye se socialistët e kanë frikë Berishën dhe nuk lënë rast pa e përmendur.
Pjesë nga debati:
Koçi: Këtu jemi në kampe partiake dhe secili mbështet liderët përkatës, por nëse ka një njeri në komision që tërë jetën ka qenë në shërbim dhe skllave e kryetarit të vetë, deri në vetëflijim biologjik, ajo jeni ju zonja kryetare, në shërbim të kryetarit Sali Berishës.
Ndërsa gjithë të tjerët mund të kenë pasur përplasje të tjera, edhe me kolegë të opozitës në rastin tuaj me Sali Berishën, në rastin tonë me Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Ju jeni e vetmja që gjithë jetën keni qenë e gatshme për t’u vetëflijuar edhe biologjikisht për Sali Berishën.
Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madhe i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.
Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.
Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve.
Koçi: Ik vish bluzën.