Këngëtarja Jennifer Lopez, ka një truproje të re, i cili nuk ishte pjesë e ekipit të saj kur u martua me Ben Affleck.

Të enjten në Londër diva nga Bronx u pa duke u kapur për dore me një djalë të ri bjond që dukej se ishte me origjinë skandinave.

Ylli 55-vjeçar buzëqeshi teksa po dilte nga një SUV i madh i zi, edhe pse takat e saj nuk ishin aq të larta, sërish truproja e mbante prej dore.

Sa herë që është me Lopez, ai shihet me një xhaketë sportive gri me një spilë argjendi në xhaketë e tij që lexon PG.

“Ai është një shtesë e re në ekipin e saj të sigurisë, por nuk është i vetmi. Ajo ka disa roje sigurie rreth saj sa herë që del jashtë”, tha një burim për “DailyMail.com”.

Lopez ka përdorur truproja për 25 vitet e fundit pasi fama e saj është rritur. Në të kaluarën ajo ka përdorur një ekip truprojesh izraelite dhe disa anëtare femra të sigurisë.