Në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, janë shpallur fituesit e çmimeve për vitin 2024.

Autorët dhe veprat që u vlerësuan këtë vit janë si më poshtë:

Enkel Demi u shpall autori më i mirë i vitit.

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.

Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë në shkencat ekonomike.

Vjola Sula mori çmimin për veprën më të mirë studimore, e cila iu dhurua nga Alda Bardhyli.

Po ashtu, çmimi tradicional për përkthimin më të mirë në frëngjisht i shkoi Lindita Gjetanit, për veprën “Mirupafshim atje lart”.

Çmimet e Panairit të Librit janë një moment i rëndësishëm për letërsinë dhe shkencën shqiptare, duke u dhënë mundësinë autorëve dhe studiuesve të shquar të shpërblehen për punën e tyre.