Një vajzë 35-vjeçe me banim në Tiranë kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale.

Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas.

Në email thuhet se ju mund të ndihmoni të transferojë miliona dollarë para se të konfiskohet nga Banka, ku ishte depozituar. Për këtë kishte disa skenare ose personi kishte humbur jetën ose i kishte mbetur edhe 1 javë jetë.

Një tjetër email rëndom është kur një person pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë nëpunës tjetër ligjor dhe ju dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (e-mail), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin viktimës.