Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi kërkoi fonde shtesë për marrjen me qira të një godine për gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sigurinë kibernetike dhe mirëmbajtjen teknologjike. Teksa diskutohej lidhur me projektbuxhetin 2025 Rusi tha se megjithëse buxheti i këtij viti për këtë institucion është 13% më i lartë 35 % e kërkesave nuk janë mbuluar.
Nga ana tjetër deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha se KLGJ ka pasur fonde, e personel dhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe “duke i llastuar pak”, sipas saj. Rusi u përgjigj duke thënë se këto fonde janë të domosdoshme për t’iu përgjigjur kohës.
Pjesë nga diskutimi në Komision:
Rusi: Duhet t’i përgjigjemi momentit dhe kohës. Një shtesë tek shërbimet buxhetimit për qira të gjykatës së Apelit të Përgjithshëm Tiranë sepse të gjithë edhe në ato takime që kam patur me ju e të tretët, gjykata është shumë e rëndësishme jo vetëm nga vendndodhja por dhe juridiskionin që ka. Kemi pritshmëri për ti plotësuar vakancat. Kemi hapur 20 vakanca dhe do shkojmë në plotësimin e sot. Kjo ka 78 magjistratë në strukturë, de fakto ka 28 sot. 37 vakanca janë në proces. Është immediate që kjo gjykatë të ketë një godinë tjetër që të dyja dhomat penale e civile të ushtrojnë funksionalitetin e tyre. Kërkojmë që të na miratohet fondi shtesë për qiranë e objektit.
Pjesa e projektit dhe zbatimit është realizuar nga ana jonë por është pjesa e truallit. Financimi për qiranë është immediate që ta bëjmë sa më funksionale këtë gjykatë. Pranë gjykata operojnë dhe IT. Kërkojmë të na financohet pjesa e kostove për mirëmbajtjen e shërbimeve që aktualisht i kemi pranë gjykatave përkatëse. Fjalë e ditës është dhe siguria kibernetike. Do të donim financim për sigurinë kibernetike. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka nevojë immediate.
Çupi: Nuk jeni më institucion i ri por i konsoliduar. Keni pasur fonde, e personel ndoshta dhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe duke ju llastuar pak. Nuk keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykatë. Nuk mund të kërkoni shtesa. Por të mbani llogari pse dosjet nuk ulen në gjykata. Sot qytetarët nuk kanë akses, 15 vjet për të marrë drejtësi. Çfarë keni bërë në 2024 për të justifikuar milionat që keni marrë. Kam përshtypjen që ata që kanë kaluar vetingun kanë rënë rehat dhe nuk shqyrtojnë dosjet. Caktoni ju programin. Nuk mund të shqyrtojë një gjyqtar vetëm një dosje në ditë? Mbani përgjegjësi. Shikoj 66 mln qira objekti, ndërkohë që objektet janë bosh.
Rusi: Ne jemi organ që kontrollohemi, dhe auditeve përkatëse. Nuk besoj se ka punë të papaguar. Pjesa më e madhe e fondit janë paga, sigurime shëndetësore e sigurime shoqërorë. Zëri i dyti janë shërbimet, i treti janë investimet. Nuk më rezulton si drejtues i Këshillit të Lartë Gjyqësëor që këto fonde të mos kenë shkuar në destinacionin e duhur.