Debati mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës vijon prej orësh në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi është përplasur sërish me deputetin e PS, Plarent Ndreca pasi ky i fundit e quajti bolshevike.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Ti nuk duhet të ishe fare këtu mo, je në akuzë për vjedhje. Po skemi ç’ti bëjmë atij kryeministrit.
Ndreca: Po je e zonja hajde shihemi në gjykatë.
Vokshi: Po merr kohën e zotit Beqaj me u justifikuar për akuzat e veta.
Ndreca: Mos u merr me akuzat e mia, jam 20 vjet në profesion. Zonja bolshevike mos u merr me njërëzit se po bën punën e tij, por ti njeh vetëm Sali Berishën.
Vokshi: Ke dalë jashtë kontrollit. Qetësohu Plarent Ndreca! Merre avokatin të të mbroj. Nuk qenke mirë. Të të këshilloj. Po i merr minutat klientit tjetër.
Ndreca: Merru me familjen tënde mos u merr me mua. Kam profesionalizmin tim dhe i dal vetë ballë.
Vokshi: Dole jashtë kontrollit.
Ndreca: Po bllokon komisionin dhe po e kthen në pikën zero. Nuk lëvizim këtu pa marrë vendimin.