Është kërcënuar me jetë prezantuesi Alaudin Hamiti. Ai ka bërë denoncim në polici, pasi është kërcënuar me jetë.
“Reporteri.net” shkruan se bëhet me dije se Hamiti është kërcënuar nga familjari i Eduard Kuçit, i cili doli nga BBVK pak ditë më parë.
Moderatori ka deklaruar në Polici se rreth orës 14:30, të ditës së djeshme, në rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si: “Edi (ish banor i programit) është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me prime-in e datës 25 nëntor. Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë mesazh kërcënues.