Iris Sula tashmë është një emër jo i panjohur në interpretuesit e gjeneratës së re. Ajo u shpall fituese e edicionit të dytë të “Mam po ti”. Gjithashtu në Gusht të këtij viti, fitoi edicionin e 43-të të “Festivalit të këngës arbëreshe.” Eksperiencat e saj skenike i mundësuan këngëtares së re “biletën” e të performuarit në kategorinë BIG, me këngën “Ama de”, një këngë jazz, por me motive tradicionale, e cila flet rreth dashurisë.
Irisi ka kohë deri në “ditën e madhe” të dasmës, por një parapërgatitje me plot doza humori ndodhi në studion e “E Diela Shqiptare”.
Pyetjet në pentagramin e Irisit, kishin të bënin me dasmën, traditën dhe me raportet “nuse – vjehrrë”. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen:
“Në ditën e dasmës ty të hidhet oriz pafund, por vjehrra vjen dhe të thotë, Iris do të bëjmë një kontratë. Ne si familje duam minimumi 7 fëmijë nga ti. Çfarë do ti thuash vjehrrës?”
Kjo ishte dhe pyetja, e cila shokoi Iris Sulën. Këngëtarja u përgjigj:
“Ç’paska qenë kjo vjehrra ime! Këto janë punët e Zotit”.
Këngëtarja gjithashtu pohoi se do ishte e gatshme të bënte kompromise të ndryshme lidhur me shijet, apo dëshirat e saj, për të ruajtur raportet e mira në familje.