Skandal në Çeki. Tifozët e Spartës së Pragës, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Ostravës, kanë shpalosur një banderolë ku në të shkruhej “Kosova është Serbi”. Mbështetësit e ekipit gjigand kanë dalë në përkrahje të lojtarit serb, Veljko Birmancevic, që nuk u ftua për këtë sfidë, zgjedhje e kjo e stafit drejtues bashkë me trajnerin.
Pavarësisht se te Sparta aktivizohen futbollistë shqiptarë si Qazim Laçi, Indri Tuçi, Albion Rrahmani apo dhe Ermal Krasniqi, kjo nuk ka penguar aspak tifozët të bëjnë diçka të tillë në Pragë.