Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 80 –vjetorin e Çlirimit të vendit. Kryeministri ka zgjedhur një foto të veçantë. Ai ka publikuar në Facebook një fotografi të vogëlushit Diansi i cili erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, dje.

“MIRËMËNGJES dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, shkruan Rama.